“Single Window” (Sporteli i vetëm) quhet projekti që do të prezantohet të hënën nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Tashmë do të realizohet përqendrimi në një sportel të vetëm të një seri procedurash doganore, shërbime që aktualisht subjektet i marrin në institucionet respektive.
“Single Window” është ndërveprimi i sistemeve të IT-ve që i përkasin disa administratave, si AKSHI, QKL, QKR, AKU, AKB, Agjencia Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, etj. Ditën e hënë fillon edhe trajnimi 5-ditor për punonjësit e këtyre administratave.
Ky projekt do të bëjë të mundur:
– Uljen e kohës dhe shpenzimeve të zhdoganimit
– Përmirësimin e cilësisë së kontrolleve
– Reduktimin e kostove të menaxhimit për administratat.





