Janë engjëjt e Vicoria Secret's dhe jo vetëm, pasi siç mund të imagjinohet emrat e tyre lakohen e fantazohen nga mijëra adhurues nëpër botë. Të ëmbla, joshëse e super seksi, ato janë Candice Swanepoel dhe Behati Prinsloo, të cilat dhe pse rrezatojnë feminilitet dhe brishtësi nuk ngurojnë të zbulojnë edhe anën tjetër të tyre, atë më të egër.
Kështu si dy amazona, bukuroshet bjonde zbulojnë disa detaje më shumë rreth jetës së tyre. Për Candise dorezat e boksit edhe pse mund të stonojnë në duart e saj janë një armë mjaft e mirë jo vetëm për t’u ushtruar në mënyrë që të ruajë fizikun, por edhe për të stabilizuar humorin, ndërsa Behati zgjedh një sport tjetër intensiv e me ritëm të lartë si squash nje variant i tenisit në fushë të mbyllur. Dueli mes vajzave sapo ka nisur!