Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin shqiptar ditën e sotme, pasi sportisti i njohur Petros Skafias ka humbur jetën, pas një ataku kardiak.

Skafias, i cili ishte një nga më të mirët në MMA, është ndarë nga jeta ditën e sotme, duke krijuar një plagë të thellë jo vetëm tek familjarët dhe miqtë e tij, por në të gjithë sportin shqiptar dhe atë grek.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Skafias, është dhënë nga trajneri i tij, Kostas Harmagedonit.

"Ne jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi sepse Peter ishte një atlet mjaft i mirë. Ne e donim shumë stilin e tij të luftimit."– tha Harmagedonit për mediat greke.

Petros Skafias jetonte dhe ushtronte sportin e MMA në Greqi, ndërsa pak muaj më parë festoi fitoren me flamurin kuqezi.