Tiranë, 12 korrik 2014 – Kabineti i Edi Ramës bashkë me veten dhe zëvendësin e tij numëron 21 anëtarë. Mes tyre kishim spikatur disa që në rininë e tyre kanë luajtur futboll, por jo të një niveli të lartë. Nasip Naço, Lefter Koka, Ilirjan Celibashi kanë qenë me skuadra modeste në rininë e hershme. Por kur vjen puna te basketbolli puna ndryshon.

Jo vetëm kryeministri, por edhe dy ministra të tjerë kanë arritur të jenë me ekipe elitare të Shqipërisë madje edhe me ekipin kombëtar. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto për emisionin “Debat në channel one” të gazetarit Roland Qafoku zbulon se Edi Rama, Ilir Beqja dhe vetë ai në vitet ‘80-të spikasnin si basketbollistë

“Unë luaja me ekipin e Tiranës, në atë kohë 17 “Nëntori”, ndërsa Edi Ramën dhe Ilir Beqjan i kisha kundërshtarë se luanin me “Dinamon”. Me 3 basketbollistë në përbërje, qeveria Rama futet në histori si kabineti me më shumë sportistë që mund të ketë patur qenë ndonjëherë vendi.

/gazeta "Dita"/