Më datë 20 tetor, u zhvillua kampionati ballkanik i MMA-së, i arteve marciale mikse.
Një nga sportistët e ekipit Teuta MMA që iu bashkua kombëtares u shpall kampion Ballkani në kategorinë 65.5 kg, kategoria kadet 16-17 vjeç.
Bëhet fjalë për Elton Dunishën, i cili zhvilloi 3 ndeshje dhe i mbylli të tria para kohe.
Dunisha u ndesh kundër 2 shqiptarëve dhe 1 bullgari, duke arritur t’i dorëzonte të 3 kundërshtarët para kohe.

Trajneri i ekipit Teuta MMA, Almarin Kulla, shprehet për “DurrësLajm” se ky djalë ka një të ardhme të ndritur në sportet luftarake. Ai është një shembull i mirë dhe për bashkëmoshatarët që ka zgjedhur të mbushë kohën e tij me aktivitete sportive.
Fitorja e Dunishës si kampion Ballkani, është një dhuratë për ekipin që edhe pak ditë feston 2-vjetorin e krijimit në qytetin e Durrësit. Aq më tepër kur në qytetin bregdetar, kjo disiplinë nuk u njihte, tanimë numërohen 3 palestra që e ushtrojnë këtë disiplinë.
Për ta kjo është një arritje e madhe, që shton paralelisht shpresat që komuniteti i MMA-së të zgjerohet gjithnjë e më shumë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë.





