24 prill 2015 – Me siguri lojtarët e NFL-së në SHBA nuk mund të ankohen për sa i takon pagave. Por nëse është e vërtetë se oreksi vjen duke ngrënë, edhe urinë për para është e vështirë ta shuash.
Të paktën nëse e gjykon duke parë A.J. Francis, mbrojtës i Miami Dolphins që ka vendosur ta përdorë makinën e tij të re, një Dodge Charger, për ca të ardhura më shumë. Në fakt, ai ka vendosur të bëhet shofer taksie në kohën e lirë, gjë e cila i ka sjellë shumë klientë në Florida.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





