Ky është një nga momentet më të pabesueshme dhe më të rrezikshme në sportin e wingsuit, pasi një person futet me 155km/h përmes një harku të ngushtë poshtë një shkëmbi.
Personi aventurier, i cili nuk ka aspak frikë nga vdekja është Flyer Alexander Polli, i cili hidhet nga helikopteri për të përfunduar në shpatin e një mali me shpejtësi të jashtëzakonshme.
Ngjarja ka ndodhur në malet Foradaad Roca në Spanjë, ndërsa videoja është hedhur në internet dhe ka marrë me mijëra klikime.
Shpejtësia me të cilën ai zbriste ishte jashtëzakonisht e madhe, pasi për 20 sekonda Polli përfundoi nga helikopteri në tokë.
Mesa duket ai e përmbushi me sukses misionin e tij, ndërsa po mendon të përgatitet edhe për çmenduriratë tjera.





