Sportistja amerikane, Stephanie Turner, është përjashtuar nga një turne i sportit të fencing-ut pasi refuzoi të përballej me një kundërshtar transgjinor. Incidenti ndodhi gjatë një gare në University of Maryland, ku Turner, 31 vjeç, u gjunjëzua dhe u largua nga dueli kundër Redmond Sullivan, një sportist transgjinor i lindur mashkull. Si pasojë, ajo u ndëshkua me “karton të zi”, çka nënkupton përjashtimin e menjëhershëm nga gara.
Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë konsideruar të padrejtë ndëshkimin e një sportisteje femër për refuzimin e një përballjeje me një person që biologjikisht është mashkull. Pavarësisht kritikave, USA Fencing ka mbrojtur vendimin, duke riafirmuar përkushtimin e saj për përfshirjen e atletëve transgjinorë në sportet e femrave.
Në një intervistë për DailyMail.com, Turner ka rrëfyer se ka pasur frikë të shprehë shqetësimet e saj brenda organizatës për shkak të mbështetjes së fortë që USA Fencing i jep atletëve transgjinorë. Ajo ka përmendur edhe Damien Lehfeldt, anëtar i bordit drejtues të organizatës, i cili ka mbrojtur hapur përfshirjen e sportistëve trans në garat e femrave.
Në këtë debat të nxehtë mbi drejtësinë dhe barazinë në sport, Turner është shprehur e vendosur për të mbrojtur të drejtat e grave në sportin profesionist, një qëndrim që, sipas saj, e ka larguar nga Partia Demokratike dhe e ka afruar me Donald Trump në zgjedhjet e fundit.