Nënkampionja e Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, është nderuar dje me Medaljen e Mirënjohjes nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi atleten duke thënë se na ka bërë të gjithëve krenarë.

“Në rastin e Luizës kjo nuk është metaforë! I dhamë Medaljen e Mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës nënkampiones tonë të Europës në atletikë, e cila na bëri të gjithëve krenarë. Rrugë të mbarë e suksese kampione! #Rio2016”, shkruan Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në “Facebook”.

Luiza Gega, sportistja nga Durrësi, do të mbajë flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016” që do të zhvillohen nga data 5 deri 21 gusht.