Antonella Fiordelisi ka hedhur pas krahëve zënkën përmes rrjeteve sociale me sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe tregon po përmes tyre subjektin e kësaj zënke.
Modelja dhe sportistja italiane postoi në Instagram një seri fotosh ku tregon të pasmet, të cilat sulmuesi argjentinas, të paktën sipas asaj që deklaronte vetë Fiordelisi, i kishte vënë në dyshim.
Debati mes saj dhe Higuain është zhvilluar me mesazhe private. Nismën e ka marrë argjentinasi që i ka shkruar i pari. Ai ishte kureshtar dhe i ka drejtuar pyetjen nëse të pasmet e modeles ishin natyrale apo kishte ndërhyrë.
Vetë Fiordelisi e bëri publike këtë bisedë, veprim që nuk i pëlqeu Gonzalos, që e bllokoi atë në rrjetet sociale. Sot, duket se gjithçka është hedhur pas krahëve, të paktën nga modelja, e cila ka shfaqur në Instagram anën e saj më të fortë, që thotë se është natyrale.