Kylian Mbappe, i cili ka pasur një dëmtim në gju, ka hedhur poshtë lajmet e shtypit spanjoll dhe francez. Sipas këtyre lajmeve, Real Madrid ka vizituar gjurin e gabuar të sulmuesit, të djathin, ndërkohë që probleme kishte i majti.
“Informacionet, sipas të cilave kemi ekzaminuar gjurin e gabuar, nuk janë të sakta”, – ka deklaruar sulmuesi në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes miqësore që Franca do të luajë me Brazilin. “Ndoshta jam indirekt përgjegjës për këtë situatë, sepse nuk kam komunikuar. Dhe kur nuk komunikon atë çfarë ke dhe atë çfarë po ndodh, lë hapësirë për interpretim. Secili mendon sipas mënyrës së vet, është loja”, – ka shpjeguar Mbappe.





