Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Nikaraguas e konfirmuan të enjten në mbrëmje se Juan Barrera nuk kishte votuar në çmimet e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, mirëpo Federata e kishte përdorur gabimisht emrin dhe nënshkrimin e tij, të cilët ishin në formularët e vitit të kaluar.Organi qeverisës i futbollit botëror e shpenzoi ditën e enjte duke i mohuar pretendimet se ishim manipuluar votimet për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në favor të Lionel Messit.Lionel Messi u shpërblye me çmimin për futbollistin më të mirë të vitit 2019 në botë nga FIFA, gjatë ceremonisë së mbajtur të hënën në Milano të Italisë, duke i lënë Virgil van Dijkun e Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit prapa vetes.
Për shkak të sezonin mbresëlënës që Van Dijku e kishte pasur me Liverpoolit dhe trofeve që Ronaldo i fitoi me Juventusit dhe Portugalinë në 2018/19, triumfi i Messit shkaktoi pakënaqësi te disa njerëz.FIFA e cakton lojtarin më të mirë të vitit në botë në bazë të votave nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, si dhe gazetarëve nga secili vend.Por, triumfi i Messit është vënë në dyshim nga lojtari i Nicaraguas, Jan Barrera, i cili insistoi se ai nuk ka votuar.
Barrera insistoi se ai s’kishte votuar, edhe pse në listën e FIFA-s ai thuhej se e kishte votuar Messin të parin, e pastaj Sadio Manen dhe Ronaldon.Megjithatë, e gjitha kjo situatë u sqarua në orët e vonshme të së enjtes, kur Federata e Nikaraguas sqaroi se Barrera nuk kishte votuar, mirëpo Federata e kishte përdorur gabimisht emrin dhe nënshkrimin e tij, të ruajtur nga votimet e vitit të kaluar. Në deklaratën e Nikaraguas thuhet gjithashtu se lojtari që në fakt votoi ishte Manuel Rosas, i cili është zgjedhur së fundi kapiteni i ri i skuadrës. Federata e Nikaraguas gjithashtu pretendon se e kanë pushuar nga puna personin përgjegjës për këtë gabim.





