Vrasësi i bashkëshortes së tij 49-vjeçare, Bashkim Mekolli, nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen makabër të kryer një ditë më parë.

Para hetuesve, mësohet të ketë thënë se e vrau Demirkë Mekollin nga xhelozia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në Blacë të Pogradecit, ku 49-vjeçari e goditi bashkëshorten e tij, me të cilën kishte 18 vjet i martuar, me sqepar e thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes së rëndë, babai i tij Nexhet Mekolli deklaroi për mediat se i biri vuante nga depresioni dhe se për këtë merrte ilaçe. Ai kishte ardhur në Tiranë për t’u shtruar, por mungesa e një karte shëndeti dhe sigurimeve shoqërore, kishte bërë që të kthehej mbrapsht vetëm me ilaçe.