Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka publikuar sot, 15 janar, përditësimin më të fundit mbi situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin, duke bërë të ditur se gjendja paraqitet e qëndrueshme.
Sipas njoftimit zyrtar, nivelet aktuale të ujit në liqenet e kaskadës janë si më poshtë:
HEC Fierzë: 292.4 metra mbi nivelin e detit
HEC Koman: 170.7 metra mbi nivelin e detit
HEC Vau i Dejës: 73.4 metra mbi nivelin e detit
Ndërkohë, prurjet natyrore të regjistruara në kaskadë janë:
HEC Fierzë: 400 m³/s
HEC Koman: 230 m³/s
HEC Vau i Dejës: 30 m³/s
Sa i përket shkarkimeve, KESH bën me dije se aktualisht nuk ka shkarkime nga asnjë prej hidrocentraleve:
HEC Fierzë: 0 m³/s
HEC Koman: 0 m³/s
HEC Vau i Dejës: 0 m³/s
Prodhimi ditor i energjisë elektrike nga Kaskada e Drinit për këtë të enjte, ka arritur në 26,000 MWh.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thekson se po vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të pandërprerë situatën hidrike.





