Ky duhet të jetë një nga stacionet e fundit të zogjve shtegtarë në Durrës, kënga e të cilëve ngjall shumë kënaqësi.

Bashkëqytetari ynë Niko Simo i ka regjistruar ato me celular pasditen e së martës, pikërisht përballë godinës së Albtelekomit.

Kjo është një nga rrugët e pakta të qytetit ku mbeten ende në këmbë pemët e moshuara, të cilat kanë strehuar prej vitesh zogjtë shtegtarë. Të tjerat janë bërë pre e sharrës pas projekteve për rehabilitimin e shesheve dhe bulevardit.