DURRËS, 2 qershor 2015 – “Trenat kthehen në periferi të Tiranës. Më 26 maj 2015 u përuruan nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto një shërbim i ringjallur pasagjerësh nga Durrësi dhe një stacion i modernizuar në Kashar, 7,6 km nga qendra e Tiranës”, më 2 qershor 2015, ngjarjes i bën jehonë ndërkombëtare dhe “Railway Gazette”, revistë mujore e famshme e biznesit, që trajton problemet e industrive të hekurudhave, metrove, tramvajeve dhe ka shpërndarje në 140 vende të botës.
/red. e ekon. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/