Teksa Anglia po përgatitet për rifillimin e kampionatit, një ide e re është propozuar për të krijuar atmosferë te publiku, i cili do të ndjekë ndeshjet nëpërmjet ekranit.

Sipas “Daily Mail” klubet e elitës së futbollit anglez (Premier Ligë) propozojnë që të përdoren koret e lojës së famshme elektronike “FIFA 20” në trasmetimet direkt të takimeve të kampionatit nga televizionet.

Disa klube europiane po mundohen të gjejnë zgjidhje për krijimin e atmosferës festive gjatë ndeshjeve të kampionatit. Në Gjermani po vendosen manekinë të tifozëve, kurse në Danimarkë ndeshjet mund të ndiqen online nëpërmjet platformës “Zoom”.