Koment dhe replikë e menjëhershme mes kryetarëve të bashkive. Ai i Milanos, Xhuzepe Sala, iu përgjigj kështu fjalëve të Françesko Skuerit, kryebashkiak i San Donatos, i cili në konferencën për shtyp foli në këtë mënyrë për zgjedhjen e Milanit për t’u transferuar në zonën e tij për të ndërtuar stadiumin e ri: “Milani u zvarrit për 4-5 vjet, kështu që klubet ndryshuan mendje.”
Sala u përgjigj ashpër: “Më është dukur e pakëndshme deklarata e një homologut tim, nuk është e drejtë të gjykosh punën e të tjerëve. Sidoqoftë nuk është thënë fjala e fundit, ndaj nuk do të çuditesha nëse “San Siro” do të vijonte të ishte ende shtëpia e Milanit dhe Interit”.
Ndërkohë, një shoqëri ndërtuese ka blerë terrenin dhe stadiumi prej 70 mijë vendesh i “djallit” duhet të jetë gati për sezonin 2028-29.





