Teuta ka vendosur t’i ndryshojë pamjen stadiumit. Dhe këtë po e bën duke përmirësuar disa gjëra, si në lyerje dhe mirëmbajtjen e shkallëve të “Niko Dovanës”. Vetë klubi e ka ndarë videon përmes rrjeteve sociale.

Njoftimi i Teutës:

Stadiumi ynë është duke kaluar në një fazë të rëndësishme rikonstruksioni.

Procesi i përmirësimeve po ecën me ritme të mira, tribuna qendrore po merr një pamje të re, tribunat e tjera po sistemohen në lyerje duke i dhënë një sy tjetër, ndërkohë që vijon puna për pastrim, mirëmbajtje dhe rregullimin e stolave.

Kjo është vetëm një fazë e vizionit tonë për një ambient më modern dhe më mikpritës.