Kreu i PD-së Osman Stafa i ka kërkuar prokurorisë së Durrësit, të nisë hetimet në lidhje me abuzimin që po bëhet me fondet publike të qytetarëve.

Stafa ka dalë para mediave në rrugën “Pavarësia”, për të bërë denoncimin e radhës.

“Ende pa u tharë boja e inaugurimit të investimit 1. 2 milionë euro të zonës së plazhit në vitin 2015, një tjetër investim me vlerë mbi 2 milionë dollarë, ka nisur po në të njëjtën zonë. Këta po vjedhin paratë e qytetarëve durrsakë, dhe ky është abuzim i hapur”, deklaroi Stafa. 

K.H.