Stafi i emisionit australian “Today Extra” do të futet në karantinë.
Kjo pasi aktorja dhe këngëtaren Rita Wilson, e cila ishte e ftuar pak ditë më parë në emision, ka rezultuar pozitive me COVID-19, së bashku me bashkëshortin.
Pas diagnostikimit, “Today Extra” mori masën për karantinim në banesë të të gjithë stafit.
Rita Wilson dhe partneri i saj, aktori amerikan, Tom Hanks njoftuan më herët se ishin infektuar me koronavirus, ndërsa kryeministri australian ka pohuar se ata po kuron në spital.





