23 dhjetor 2013- Piramida, e cila shpesh herë ka qenë në qendër të debateve, për prishjen ose jo të saj, këtë fundjave ka marrë ngjyra krejt të tjera. Stafi i “Top Channel” kanë realizuar një pjesë të videoklipit të këngës së tyre të fundvitit, duke i dhënë asaj shumë shkëlqim.Një prej kundërshtarëve të fortë të shembjes së Piramidës, tashmë këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli, ndërkaq ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook me këtë diçiturë: “21 dhjetor 2013 – një monument unikal i arkitekturës sonë duket se u shpëtua… tani do gjetur funksioni përfundimtar i zhguallit të betontë.”Fotografia e Piramidës më ngjyra ka bërë edhe xhiron e botës, pasi e shkrepur nga fotografi Armando Babani, ajo u zgjodh nga disa media ndërkombëtare si një nga fotografitë më të mira të 24 orëve të fundit.

/panorama/