Në kuadër të ditës botërore të shuruesve të gjakut (14 qershor) stafi i Ujësjellës Kanalizime Durrës iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak.

Në mjediset e ndërmarrjes së Ujësjellësit, afro 30 persona të stafit administrativ dhe mbështetes kanë dhuruar gjak për nevojat e fëmijëve talasemikë dhe për operacionet që zhvillohen në spitalin e Durrësit.

Banka e gjakut u instalua pranë mjediseve të laboratorit të ujësjellësit dhe ka qendruar aty deri në mesditë. Duke qenë se dhuruesit e gjakut janë pakësuar ndjeshëm kryqi i kuq ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi pranë institucioneve publike për dhurimin e gjakut.

Nga ana tjetër kërkesat për gjak të sigurt rriten ndjeshëm qoftë për fëmijët që vuajnë nga Talasemia, qoftë edhe për nevojat që lindin nga aksidentet.