Një zjarr ka përfshirë një stallë bagëtish në afërsi të “Urës me Harqe” në Lezhë pasditen e sotme.

Menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikëset dhe policia ku po punohet për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.