SHBA, 6 gusht 2014 – Silvester Stallone ka rrëfyer se ka dashur që të mbysë Arnold Schwarzenegger-in gjatë viteve '80, kur ata të dy luftonin për një titull jo zyrtar të Hollywood-it, se kush ishte më i forti.
Të dy aktorët të cilët duken se tashmë e kanë lënë pas "konkurrencën", janë shfaqur në filmin “The Expendables 3”.
“Ishte koha kur ne nuk mund të qëndronim të dy në një dhomë. Unë gjithmonë thosha 'Oh, qenka ky'. Arnoldi ishte personi i vetëm që unë doja ta “mbysja” çdo ditë, nga mëngjesi në darkë. Ne ishim kaq konkurrentë me njëri tjetrin. Ai ishte Mr. Olympia. Ne lulëzuam në të njëjtën periudhë kohore. Sigurisht unë isha i pari, por ai ishte më i famshëm”, rrëfen Stallone.
Dy yjet e aksionit Hollvudian, kanë luajtur në filmin “The Expendables 3” përkrah aktorëve të famshëm si Mel Gibson, Wesley Snipes, Jason Statham, Harrison Ford dhe Antonio Banderas.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





