Nga Aleksandër Cangonja
S.T.A.M.L.E.S do të thotë “Shoqëria Tregtare Anonime për Monopolin e Letrave dhe Shkrepsave”, ajo ishte një shoqëri e cila u themelua nga vullneti i disa tregtarëve në fund të vitit 1923 në qytetin e Durrësit. Largpamësia e këtyre tregtarëve solli që kjo shoqëri të kishte një impakt pozitiv në jetën ekonomike të vendit, ajo arriti deri në 300 aksionistë nga i gjithë vendi. Puna e mirë dhe teknologjia e avancuar e mjeteve i jepte asaj të kishte një rendiment të lartë dhe te mposhte dhe konkurencë me shoqëritë simotra në rajon. Impakti i saj në qytetin e Durrësit ishte jo vetëm ne jetën ekonomike e cila arrinte të punësonte qindra puntorë por edhe në rastin kur kjo shoqëri mori përsipër të hynte në garë me shoqërinë italiane S.E.S.A. për koncensionin e Centralit elektrik të Durrësit, duke e fituar këtë garë kjo edhe për meritë të ish Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Ahmet Dakli, i cili nuk u përul përballë presioneve të individëve italofil në qeverinë e Zogut. Gjithsesi shoqëria Stamles arriti ti mbijetonte edhe probleme që solli lufta e dytë botërore. Por e papritura do ndodhte mbas ardhjes në pushtet të komunistëve, përveç shtetëzimeve të cilët në vitrt 1945-1946 ishin normale, do fillonin dhe gjobat ndaj aksionistëve gjë që e rëndonte edhe më shumë ekonominë e lirë të vendit. Më poshtë po publikoj një Promemorie e shkruajtur nga Këshilli Drejtues i Shoqërisë S.T.A.M.L.E.S. drejtuar Kryesisë së Presidiumit, Kryesisë së Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Komisionit të Kontrollit dhe Kuvendit Popullor në 30 maj 1946 mbasi qeveria kishte nxjerrë dekret ligjin për shtetëzimin dhe gjobën ndaj aksionistëve të shoqërisë.
V.F.L.P. Tirane, me 30 maj 1946
P.T.
KRYESISE SE PRESIDIUMIT TE REPUBLIKES POPULLORE SHQIPTARE
KRYESISE SE KESHILLIT MINISTRUER
KRYETARIT TE KOMISIONIT TE KONTROLLIT
KUVENDIT POPULLOR
TIRANE
Bashkanjitun kemi nderin te ju percjellim nje PROMEMORIA Rreth Dekretit N.4 date 20 prill 1946 me te cilin asht shtetezue Shoqenia S.T.A.M.L.E.S. si dhe mbi veprimtarin e Shoqenise ne fjale.
Lutena qe kjo PROMEMORIA te merret ne konsiderate qe meriton.
Me nderime te posaçme
Ish – Keshilli i Shoqenise
Perikli Spiro
Jusuf Beshiri
(I pa identifikuar)
Shefqet Beja
Spiro Kallço
(I pa identifikuar)
Promemoria.
Me Dekret-Ligje N.49 datë 20 prill 1946 asht vendosë shtetëzimi i Shoqnisë S.T.A.M.L.E.S. dhe bamja pasuni shtetnore e të gjith mallit dhe aktiviteteve të saj, pa asnjë shpërblim për aksionistat; jo vetëm, po i asht imponue shoqënisë, d.m.th. aksionistave edhe një konstribut ose gjobë prej 10 milionesh fr. Shq. kundrejt detyrimeve që shoqënija paska kundrejt ish-Bashkisë dhe për reparimin e motoravet.
I. Përsa i përket shtetëzimit nuk kemi çë të themi, mbassi oportuniteti ose jo i kësaj mase i përket çmimit sovran t’organeve të Qeverisë n’interesin e përgjithshëm.
II. Përsa i përket mospagimit t’asnjë shpërblimi aksionistave si kundervlefte e çpronësimit dhe imponimi me pague 10.000.000 dr.shq. meriton të bahen këto observata:
Kjo masë drastike e marrun kundrejt shoqënisë Stamles mund të gjente nji justifikim vetëm në rast se shoqënia Stamles gjatë aktivitetit të saj të kishte zhvillue një veprimtari spekulative dhe në kundërshtim me interesat e përgjithëshme të popullit. Një supozim i këtillë del tërthorazi nga teksti i Dekret-Ligjes dhe drejt për së drejti nga disa botime të Gazetës “Bashkimi”, me të cilat shoqënia e jonë akuzohet si shoqëni spekulatore, shtypëse e popullit të vogël dhe si bashkëpunuese me qëllim fitimesh të paligjëshme me italianët dhe me gjermanët. Përmendim gazetën “Bashkimi” botimeve të së cilës duhet t’i epet një rëndësi e veçantë mbasi asht Organ që përfaqëson mendimin e Qeverisë. Mirpo supozimet e Dekre-Ligjës dhe motivacjonet e shpalluna në gazetën “Bashkimi” na duken pa asnjë bazë konkrete dhe mendojmë se janë efekti i informatave të gabueme dhe tendencjoze që mund t’i jenë ba Qeverisë kunder shoqënisë Stamles nga persona jo në mirëbesim. Për të çmue si duhet padrejtësin e motivevet që kanë determinue shtetëzimin pa shpërblim dhe me gjobitje, d.m.th. një masë ma të randë se konfiskimi, kundrejt shoqënisë Stamles, shofim nevojë të përmbledhim në formë skematike veprimtarin e shoqënisë qysh nga lindja e saj e deri në ditën që u muer në dorëzim nga Shteti.
Stamlesi lindi nga inisiativa e nje grupi te vogel tregtaresh shqiptare, te cilet u bane adjukatare te monopoleve te letres cigari dhe te shkrepsave tue marre pjese ne nje adjukate publike e te rregullshme e tue pase per konkurruesa fabrika me fame europiane, ente dhe grupe tregtaresh me rendesi. (Fabrika Cekosllovake Olleschau, fabrika Jugoslave Smith e Menier dhe tre grupe te forta tregtaresh).
Asnje perkrahje shtetnore nuk kishte grupi themelues i Stamlesit asnje politikane e aqe ma pake asnje zogist nuk ishte pjestar i tij: u ba adjukatar i sendeve te monopolit vetem e vetem pse ofroj konditat ma te mira. Ky grup ne nje periud te dyte krijoj shoqenin Stamles tue pranue ne gjinin e saj te gjith ata qe deshronin me u ba aksionista. Dhe ne realitet nje pjese e madhe aksionistash dolli nga gjini i risparmiatoreve te vegjel.
Stamlesi ne fillim t’aktivitetit te tij realizoj fitime te mira: po asnje prej ketyre fitimeve nuk randoj mbi popullin. Organizimi i mire i drejtusave te shoqnis arrijti per resultat qe furnitorat e sendeve te monopolizueme ti shiteshin publikut po me ato cmime qe i shiteshin ma pare ne tregun e lire, me gjith se taksi i monopolit ishte shume ma i rande se taksi doganues qe paguhesh ma pare. Kete rezultat shoqenia e arrijti tue vu vue ne kontakt me fabrikat ma te mdhaja t’Europes dhe tue krijue nji konkurence midis tyne; m’an tjeter tue mos sjelle produkte te gatishme po landa gjysme te mbarueme per ti konfeksionue vete me veglat qe solli nga jashte. (Nuk sillte deftere letre cigari, po risna te cilat i konfeksiononte vete).
Fitimet e shoqnise prandej nuk randojshin fare mbi popullin po ishin nga nje ane efekti i konkurences qe Fabrikat e Europes i bajshin njana tjetres, dhe m’an tjeter efekti i konfeksionimit vete nga ana e shoqenise te produkteve qe importoheshin si lande te para. Me kete masen e fundit shoqenia Stamles mundi te shtij ne pune nje sasi te konsideruesh me puntoresh.
Sipermarrja e koncesjonit t’Elektrikut u muer prej shoqenis me kondita evidenteshist te disfavoreshme dhe te dameshme. Stamlesi kunder interesit material te saj e morri kete sipermarrje per nje interes morale: per t’eliminue nga mesi shoqenin italiane S.E.S.A. e cila qysh perpara adjukimit te ketij sherbimi kishte instalue ne Durres nje central elektriku madheshtor. Cmimet e ofrueme prej Shoqenise Stamles qene aqe t’ulta saqe as shoqenia S.E.S.A. e cila subvencjonohesh nga Shteti italian nuk mundi t’i konkurroje. Per kete fakt asht deshmues te gjith Durresi e vecanerisht Kryetari i Bashkise i asaj kohe Z. Ahmet Dakli.
Dhe ne realitet Centrali i Elektrikut ka qene gjithmon ne deficit per shoqenin: nuk nxirrte shpenximet e veta asnje here; dami qe resultonte nga Centrali mbulohesh prej shoqenis me fitimet qe kjo realizonte nga sendet e monopolit dhe nga cigaret. Gjithkushi e din se cmimet e drites ne Durres ishin ma te lirat e te gjithe Shqipnise.
Tregtimet e tjera te Stamlesit . Asnje spekulim nuk u ba as qe mund te bahesh prej Stamlesit me artikujt e tregetise se tij. Sendet e monopolit e ne kohen e luftes edhe cigaret i shtroheshin nje cmimi te caktuem prej autoritetevet. Bilancet e Stamlesit gjate gjithe kohes se luftes rrefejne deri n’evidence se sa te vogla ishin fitimet e tij ne barasim me fitimet e enteve te tjere dhe te privatve qe kishin po ate objekt tregtie.
Parashikimet e drejtuesave te Stamlesit dhe prudenca e tyne n’administrimin e kapitaleve te shoqnise duhet te meritojne admirim dhe jo kritike dhe sharje: mjaftonte te permendim se Stamlesi nuk ishte i detyruem te mbaje stoke sendesh te monopolizueme per ma teper se tre muej, kurse faktet kane provue dhe po provojne edhe sot se Stamlesi ka pase stoke letre cigari per ma teper se tri vjete per te gjith konsumin e Shqipnis. Shqipnija ne saje te Stamlesit ka edhe sot leter cigari, tue i perfitue me kete popullit dhe Shtetit.
Sjellsa e Stamlesit kunderjt puntoreve: Mjafton te kendhet rregullorja e kesaj shoqenie dhe te hetohet se me sa perpikmeni e ka zbatue shoqenia ate rregullore per te deduktue se Stamlesi ka qene shoqenia pionere e Shqipenise ne landen e permisimit te gjendjes ekonomike dhe morale te puntorve.
Orari i tete oreve pune, leja pushimit e pagueme, asistenca gratuite sanitare e puntorve, shperblimi ditor i tyne ne nje sasi shume ma te nalte se te gjitha ndermarrjet e tjera zyrtare e private, parashikimi i shperblimit te puntorit me rastin e largimit ose likvidimit te tij, jane fakte qe mund te mohohen prej askujt ne mirbesim. Stamlesi ka pas sasin ma te madhe te puntorve se cdo institut tjeter tregtar, dhe i ka trajtue, pague dhe shperblye ma mire nga te gjith, tue i dhane atyne, pervec pageses dhe perqindje shperblimi te perviteshem nga fitimet e Shoqenis.
Qenja puntore e Stamlesit ka qene kurdohere nje mburje per puntoret dhe cdo puntore kishte deshire dhe konsideroheshin privileguem kur mund te bahesh puntuer i kesaj shoqenie. Nje shumice e madhe puntoresh kane ardhe qysh ne foshnjeri ne sherbim te Stamlesit dhe kane rrite shtatin e jane ba burra ne sherbim te ketij instituti. Stamlesi edhe kur mund te mos kishte nevoje per nje sasi puntoresh nuk ka likvidue kurr po i ka mbajte ne pune tue arrijt me pase ne nje periudhe kohe 1/3 puntoresh ma teper se sa i duheshin.
Te tri vjetet e fundit te luftes pikrisht ne kohet ma te kqia t’okupacjonit te huej, Stamlesi ka fitue dhe kur nuk ka fitue ka shpenzue reservat e tij dhe ka mbajte puntoret. Me rastin e bombardimeve dhe te evakuimit te Durresit, STAMLESI ka mbajte ne kambe me rroga, me shtes shperblimesh shtrenjtesie te gjithe aparatin puntor te tij, sado qe pjesa ma e madhe e tyne ishin shpernda jashte qendres se punes neper Shjak, Kavaje e katunde. Stamlesi i ka pague me vjete keto puntore te cilet nuk punoshin e rrijshin ne shpiat e tyne, tue sakrifikue ne favorin e ketyne fitimet e aksioniostave, per ma teper, edhe kapitalin e ketyne. Cdo entr tjeter qe per shkak lufte ka pezullue aktivitetin tregtar te vetin, ka licenciue te gjith puntoret qe nuk i duheshin, pa u dhane asnje shperblim, kurse Stamlesi i ka mbajte ne sherbim dhe i ka pague rregullisht.
Vetem kur per mungese te cdo fondi nuk mujti ma me vijue kete sistem, likvidojti ne dy partina nje sasi te madhe puntoresh. Po keto i likvidoj tue i pague ne partin e pare shuma qe i kapshin trefishin e shperblimit te parapam prej rregullores tue provokue ne kete sens nje vendim Asambleje. Kto nuk jane mburrje te koteta po fakte qe mund te kontrollohen pa asnje veshtirsi ne llogarinat e bilancet e shoqenise dhe me vendimet e Keshillit t’Asamblese te kesaj shoqenie; mund te provohen dhe me nje pjetje te fjeshte te puntorvet e t’ish puntorvet te kesaj shoqenie.
Nga pikpamja politike: Ne kohen e luftes N.Cl. shoqenia Stamles u ba cerdhe rekrutimi personash per levizjen dhe fole propagande kunde okupatorit. Drejtuesat e Administratoret e Shoqenise kane perkrah haptazi kete aktivitet te puntorve, tue vue ne rrezik vehten e tyne: ne saje te kesaj perkrahje jane muet me u pague rregullisht te gjithe puntoret e Stamlesit qe kishin dale ne mal tue u bashkue me Levizjen N.Cl. dhe tue perpjeke me ja dusimulue keto veprime okupatorit here ne nje menyre here ne nje tjeter. Raportat shendetsore te Dr. Sazanit dhe ma ne fund burgimi i Zv. Drejtorit te Stamlesit se bashku me 28 nepunesa te tjere, burgimi i Keshilltarit te Deleguem etj. trupave Gjermane S.D. kane pase per shkak pikrisht raportat qe S.D. kishte marre reth akvitetit dhe levizjes kunder okupatorit te personalit nepunes e puntor te Stamlesit.
Edhe keto jane fakte, ashtu sikunder asht fakt edhe qe Stamlesi nuk ka ba asnje tregti as me italianet e aq ma pake me gjermanet. Ay qe ka formulue nji akuze te ketille o nuk asht vete ne mirbesim ose ashtu informue keq prej personash te pandergjegjshme.
Gjithashtu nuk asht ne mirbesim ay qe thote se Stamlesi asht krijue dhe mbajte me perkrahjen e zogistave dhe te princesave e ku dij un. Ashtu fakt se princeshat dhe njerzit e tjere t’aferm t’ish Mbretit Zog, nuk kane pase asnje aksion ne Stamles; ata i kane ble keta aksione ne vjetin 1937 ose 1938 nga aksionet qe i ishin rimborsue te ndierit Vlash Dovana dhe keto aksione i kane ble me cmimet e pjaces.
Perfundimisht themi se as me Zogun as me rrethin e tij Stamlesi nuk ka pase asnje marredhenje, gjithashtu nuk ka pase asnje marredhanje tregtare ose tjeter as me autoritetet italiane as me ato gjermane, po perkundrazi asht luftue prej tyne.
Kundrejt ketyne fakteve na vjen e natyreshme pyetje: pre u ba shtetezimi i Stamlesit pa u shperblye aksionistat ? Pse u privue nje sasi e madhe risparmiatoresh te vegjel jo tregtar qe kishin investue kapitelt e vogla te tyne n’aksione te Stamlesit nga ky kapital ?
M’ane tjeter lind pyetja: pse i u imponue Stamlesit, ose ma mire aksionistave te tij nje gjobe prej 10 milion fr. Shq.?
Dekret ligja e justifikon kete mase ne nenin 4 per pagimin e detave qe shoqnia Stamles i paska ish Bashkise per Centralin Elektrik, per rrjetin e ndricimit, per qirane, si dhe pr shpenximet qe duhen per riparimin e Centralit.
Jemi ne gjendje te themi se Shoqenia Stamles nuk i ka asnje santim borxh ish Bashkise me asnje titull: as per Centralin Elektrik, as per rrjetin as per qira lokalesh; perkundrazi isha Bashkia i detyrohet Stamlesit shuma te konsiderueshme kundrejt konsumi energjie elektrike simbas kontrates se koncesionit. Jemi ne gjendje gjithashtu te themi me mburrje se Centrali Elektrik i Durresit asht ma i mire i te gjith Shqipnise dhe ndodhet ne gjendje perfekte ne saje te parashikimeve t’Administrates se Shoqnise.
Centrali nuk ka nevoje per asnje reparim, po perkundrazi me veglat reserve te ketij Centrali jane reparue Centrale te tjera dhe asht furnizue edhe Kucova.
Neni 4 i Dekret ligjes prandej pshtetet n’inormata krejtesisht ineksakte e te gabueme.
V.F.L.P. Tirane, 29 Maj 1946.








