DURRËS, 19 qershor 2014 – Ec buzë detit në Durrës, qytet bregdetar një orë larg kryeqytetit, Tiranës, dhe pasi ngre kokën dhe sheh hotele me ngjyrë pjeshke të ndezur dhe gjelbër si dhe blloqe apartamentesh do të duket vetja sikur je në një shartim të këndshëm midis Bllekpullit (Blackpool) britanik dhe Majamit (Miami). Por nga ana tjetër çdo gjë në Shqipëri është një përplasje mes diçkaje, që e bën këtë vend aq e vështirë për të përcaktuar. "Edhe për ne është e vështirë ndonjëherë," më tha një shqiptar, kështu shkruan gazetari anglez Tim Adler në prestigjiozen e Londrës “The Standard” në numrin e 18 qershorit 2014.
Info
Bllekpulli (Blackpool) është qytet në Lancashire, Anglia veriperëndimore, në bregun e detit irlandez; me popullsi prej rreth 143 mijë banorësh. Qytet i njohur turistik, qyteti i parë i elektrifikuar në Britaninë e Madhe, një nga qytetet e para në botë me tramvaj elektrik (1885), një nga të paktët në botë dhe i vetmi qytet në vend, i cili ka ruajtur në formën e vet origjinale këtë formë të transportit. Në verë qyteti bëhet Mekë e kërcimtarëve nga e gjithë bota. Në qytet është një kopje e vogël e Kullës Eifel prej më se një shekulli, një nga parqet më të mëdha të dëfrimit në Evropë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





