DURRËS, 15 maj 2015 – Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) njofton se është miratuar standardi i ri evropian “Makineri për përpunimin e ushqimit – Mullinjtë bluarës – Kërkesat për sigurinë dhe higjienën”.

Qarku i Durrësit shquhet për një industri ushqimore të zhvilluar dhe ku priten investime të mëdha në të ardhmen për makineri, rritje të prodhimit seri për një numër të madh konsumatorësh, të cilat duhet të shkojnë paralelisht me plotësimin e kërkesave për siguri dhe higjienë.

Sipas DPS-së, ky standard evropian zbatohet për projektimin dhe prodhimin e mullinjve, të cilët përdoren veçmas ose në një linjë në industrinë ushqimore dhe dyqane (bërje pastash, dyqane buke, ëmbëltore etj) për rrafshim, cilindrim, por jo domosdoshmërisht, formim brumi pice. Këto makina mund të ushqehen me dorë ose mekanikisht. Ky dokument merret me të gjitha rreziqet e rëndësishme, situata të rrezikshme dhe ngjarjet ne lidhje me transportin, instalimin, rregullimin, operimin, pastrimin, mirëmbajtjen, çmontimin, çmontimin dhe hedhjen për skrap të mullinjve, kur ato janë përdorur si qëllim dhe në kushte të shpërdorimit, të cilat janë të arsyeshme të parashikohen nga prodhuesi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/