BRUKSEL – Zëdhënësi i Komisionerit, Stefan Fule ka konfirmuar sot se Komisioneri do të jetë në Tiranë në fillim të javës që vjen. Zëdhënësi Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve këtë të premte në Bruksel, tha se nuk dëshiron t’i shtojë asgjë asaj që ka thënë në postimin e tij në Twitter, Fule, pasi atë që Komisioneri ka dashur të thotë e ka thënë.

Më tej, Stano ashtu si edhe Fule, theksoi se suksesi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare këtë vit, do të jenë një test vendimtar për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

Ai tha se jo vetëm Komisioni Evropian, por edhe vendet anëtare janë duke ndjekur me vëmendje implementimin e Kodit Elektoral në Shqipëri.