Sulejman Starova, drejtor teknik i Teutës, mendon se stresi që përjetohet nga futbolli në Shqipëri, i kalon ato të vendeve të tjera.
Duke marrë për bazë edhe fjalët e Peter Pakult kur drejtonte Kukësin, ai tregoi edhe situatën te Teuta para ndeshjes me Laçin, vetëm pak ditë pas duelit të humbur me Partizanin.
“Nuk e harroj Pakultin, që tha nuk e kam parë ndonjë vend të vuajnë lojtarët si këtu. Këto i vuajë humbjet pastaj në shtëpi, me shoqërinë, këtu ka më vuajtje se është bërë futbolli hall. Tani llogarite ti, se futbolli është aq i bukur e prapë nuk do veten e bëhesh të mbytesh në lumë.
Portieri i Teutës, ndër më të mirët vitin e kaluar e këtë aktual, i ndodhi ajo fatkeqësia aty që e di shpirti i tij. Por si ai janë qindra shembuj, në finale Kupe, me Kahn e të tjerë sa na kanë parë sytë.
Skuadra e Teutës ka pasur oshilacione që ka barazuar me Kastriotin, dëshpërim i madh, tension i madh, vuajtje e madhe. Shkon në ndeshje të fortë e fiton jashtë, kthehej përnjëherë.
Por atëherë kishte kohë, tani është fundi, ky fund e ka kapur këtë situatë dhe kjo është ana psikologjike. Por është punuar dhe janë profesionistë, iku ajo”, tha Starova.





