Sulejman Starova sheh Kukësin jashtë luftës për titullon kamapion. Duke folur për kampionatin dhe rivalitetin që ka Vllaznia, Starova bëri një analizë të skuadrave me të cilat ajo duhet të bëjë llogaritë për titull.

Ai shpjegoi edhe si funksiononte raporti i ri i punës tek Teuta ku ai tashmë është drejtor teknik dhe marrdhënia që kishte me trajnerin Edi Martini.

“Rivalët e Vllaznisë për titull? Kukësi për mendimin tim nuk është për të pretenduar për titull, është e vështirë kur ndërron skuadër.

Janë dy skuadra që pretendojnë, janë Laçi e Tirana, që janë 12 pikë larg. Laçi ishte ndër të parët për shkak të merkatos dhe Tirana me problemet e saj që dihen. Ka Teutën e Partizanin që janë 9 pikë larg. Pra me motivimin që luajmë çdo javë për tre pikët, objektiv është ndeshja e javës, është rruga e drejtë që po shkon kjo skuadër dhe mund të marrë bonus tjetër psikologjik në vijim.

Raporti me Martinin? Ë rëndësishme është që në kushtet shqiptare, drejtori me trjnerin duhetë të jetë shokë, kjo nuk mungon. Kemi qenë shokë vazhdimisht, miqësia është e hershme. Ky është kushti kryesor që të bësh mirë. Detyrat janë të ndara, pro bashkëpunimi nuk mungon. Sadopak kontribuoj që Teuta të kapë objektivat e veta. Detyrat janë të ndara por bashkëpunimi respektohet, duhet të respektohet puna e trajnerit, asnjëherë të dalësh sipër, drejtori duhet të jetë i gatshëm për të dhënë mendime e marrë pjesë në analiza: Kur je trajner, sa më shumë shokë të kesh, aq më mirë është.

Tirana? Të shohim se si do të jetë tani, por ka bërë goditje me Seferin. Të them të drejtën është një lojtar që më ka pëlqyer kur e kam parë me kombëtaren, është i shpejtë, agresiv para portës, jep asist. Me Muçin do të ndihmojnë njëri-tjetrin se Muçi ka udhëhequr skuadrën. Në atë moshë që është, ka merita të mëdha në kampionatin tonë se ka luajtur gati vetëm e ka treguar veten gjithmonë. Kur sheh forcë tjetër në krah është më mrië për të”, tha Starova.