Sulejman Starova i ësh të rikthyer përsëri fut bollit aktiv, teksa tashmë mbanë rolin e drejtorit teknik te Teuta. Ai tregoi çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë në Shkodër. Sipas ish-trajnerit, Teuta ka bërë disa ndeshje shumë të mira dhe falet një javë “jo”, por duhet që kthesa të vijë menjëherë.

Starova preku edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me objektivat, ngërçin e sulmuesve, si dhe për afrimet dhe largimet në merkato. Sa i përket titullit, Starova pohoi se vështirësia është e madhe, pasi janë shtuar konkurrentët.

Presioni shtohet sepse flitet vetëm për titull në Durrës, ndërsa mungesën e golave e lidh me anën psikologjike, kryesisht te dyshja Bregu-Krasniqi që duhet të bëjnë diferencën. Drejtori i ri shpreson që ndaj Bylisit, Teuta do të bëjë kthesën.

Starova, çfarë nuk funksionoi në Shkodër dhe pse ekipi e kishte aq të vështirë për të krijuar raste?

Teuta ka bërë disa ndeshje radhazi shumë të mira dhe falet një javë që nuk ishte skuadra e zakonshme. Ajo që ra në sy ishin pasimet gabim, sepse po flasim për një skuadër që ka përgjegjësi. Tani shtohet përgjegjësia e objektivit madhor për të dalë kampion, plus konkurrentët që janë.

Pse Teuta nuk reagoi kur Vllaznia mbeti me 10 lojtarë?

Ne nuk luajtëm drejtë, bëmë shumë gabime. Skuadra u nxitua nga tensioni për të shënuar golin, por gjetën rrugën të shtrembër. Nxitimi vjen nga shumë faktorë. Ishte një ndeshje e veçantë. Gjatë gjithë këtyre javëve, ku jemi në një të tretën e kampionatit, Teuta nuk ka luajtur ndonjëherë kaq dobët. Nuk është shpjegimi vetëm me dy fjalë. Ka anë psikologjike, ka shumë gjëra.

Shumë sulmues me emër në ekip, por shënojnë pak. Pse ky ngërç dhe si mund të zgjidhet?

Është gjë e mirë kur ke shumë sulmues, por lojtarët kryesorë që kanë ardhur si Bregu dhe Krasniqi, që ishin dy përforcime shumë të mira, kanë akoma pontecial për të treguar veten. Janë lojtarë që duhet të bëjnë diferencën, pasi nuk e kanë bërë deri tani. Praktikisht janë të gjitha mundësitë që ta rrisni nivelin dhe kjo do t’i jepte një dorë të madhe skuadrës, pasi lojtarët titullar duhet të bëjnë diferencën. Por ka dhe vështirësinë e vetë kur ka konkurrencë të madhe. Shembulli konkret është Krasniqi. Ai ka luajtur gjithë kohën titullar dhe konkurrenca bën këtë gjë, ku nëse ti nuk jep maksimumin që në 45 minutat e para, duhet t’i japësh mundësi lojtarit tjetër. Nëpërmjet konkurrencës mund të rregullohen dhe shumë gjëra të tjera.

Teuta nuk ka fituar asnjë ndeshje në shtëpi këtë sezon, është ky momenti i duhur për ta bërë të premten ndaj Bylisit?

Besoj se s’ka lidhje me të kaluarën siç konstatohet që kemi shumë pa fituar në shtëpi. Është detyrim, mundësit janë, skuadrën e kemi të mirë. Vështirësia është, pasi shembull konkret është Partizani, që la pikë brenda me Apoloninë. Pra, asgjë nuk është e sigurt, por duket se ekipin e kemi shumë të mirë, ka ardhur momenti që Teuta të fillojë me fitore në shtëpi dhe të kalojmë gabimet e shkuara me barazime radhazi. Duke llogaritur ato barazime, tani që kemi kaluar më shume se çereku i sezonit dhe jemi në vend të dytë, llogaritë janë që gabimet të mos përsëriten më.

Teuta ka prezantuar Sebino Plakun. Çfarë prisni nga merkatoja dhe a do të ketë afrime të tjera në janar?

Kurrë mos thuaj kurrë, i thonë një fjale. Por, për momentin kjo është skuadra.

Asion Daja do të largohet te Kastrioti?

Jo. Teuta ka nevojë për të gjithë lojtarët që janë, pasi këtu është dhe forca e skuadrës. Kemi postet e dubluara kështu që nuk bëhet fjalë për largime.