Fitorja e Teutës në transfertë ndaj Kamzës ditën e mërkurë i ka dhënë një tjetër drejtim garës për mbijetesë, por mbi të gjitha prish qetësinë te Partizani. Të kuqtë do të udhëtojnë drejt Durrësit për një sfidë që pavarësisht se në letër mund të duket e lehtë, nuk rezulton e tillë për trajnerin Sulejman Starova, që rikujton rezultatet e javëve të fundit.
Sa kundërshtar të lehtë, Teuta është ekip që mori fitore në transfertë. U ndërtua mirë financiarisht, por pati shumë luhatje. Nuk ka kuptim që nëse fiton një ndeshje me goleadë dhe ke fitore të njëpasnjëshme je në formë. Garancinë e jep ecuria në fushë. Nga sfida e javës së 23-të te kundërshtarët e mundshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Partizani është 5 pikë larg dyshes Flamurtari – Kukësi, por gara është më e gjerë se me dy apo tre rivalë.
Nuk janë rivalë vetëm Flamurtari dhe Kukësi, pasi janë të gjitha skuadrat shumë të forta dhe të vështira për t’u mundur. Ky është një kampionat me konkurrencë dhe kjo prodhon progres në futboll.
Starova ngacmohet edhe për çështjen “Jashanica”, i cili ka rezultuar pozitiv në testet antidoping në sfidën ndaj Young Boys në Europa League. Këtu kritikat janë të mëdha jo për individin dhe skuadrat, por për sistemin në të gjitha disiplinat.Jemi katastrofë në të gjitha disiplinat, pasi jemi të lodhur me historinë e dopingut, duke fituar tituj në shtangë dhe më pas venitet gjithçka. Jashanica është viktimë në këtë rast, pasi futbolli nuk është një sport individual. Nuk besoj që një futbollist ka dëshirë të dëmtojë veten.





