Sulejman Starova nuk është më drejtor teknik te Teuta. Klubi kampion në fuqi ka dalë dje me një njoftim zyrtar për “Bobin”, duke e falënderuar për bashkëpunimin.

“Faleminderit kampion. Sulejman Starovës i dëshirojmë shume suksese ne vazhdimësi te karrierës. Pas një periudhe 1-vjec’are te bashkëpunimit, klubi dhe drejtori teknik kane ndare rrugët. KF Teuta, me këtë rast falënderon ‘Bobin’ për kontributin e dhënë në klubin blu, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen”, citohej në faqen zyrtare të klubit durrsak.

Por pse ky largim në këtë moment dhe pikërisht kur Teuta vinte nga një histori suksesi, teksa fitoi titullin kampion pas 27 vitesh?

Vetë Starova, sqaroi se ishte një ndarje për arsye personale.

Pas një sezoni të suksesshëm, nuk do të jem më pjesë e klubit. Ky largim është vetëm për arsye personale.Bëhet fjalë për punët e mia private që s’kanë lidhje me futbollin. E kisha të pamundur që në muajt në vazhdim, të qëndroja afër ekipit. Duke parë këtë situatë, mendova më mirë të tërhiqesha. I uroj suksese Teutës në sezonin e ri futbollistik”, deklaroi ish-drejtori i kampionëve.