12 nëntor 2013- Ka startuar dje ne mbrëmje në stacionin e ri Agon Channel emisioni investigativ dhe humoristik “Ça thu…?!” me protagonist Saimir Kodrën, ish-drejtuesin e emisionit Fiks Fare.Nata e parë, ka qenë e mbarë për Kodrën, të cilit i dha bekimin e tij Enzo Jachetti, prezantuesi i emisionit të njohur italian “Strischia la notizia”. Jachetti ka deklaruar bashkëpunimin e gjatë me këtë iniciativë me pritshmëri të larta në median televizive shqiptare.
Emisioni i Kodrës që do të transmetohet nga e hëna në të premte nga ora 20 e 30, ka pasur një rekord shikuesish. Ne krah te Saimirit do te jete edhe humoristi i njohur Gentian Zenelaj.
/dita/





