Starton maratona “Një hap për Durrësin”. Pak minuta më parë, ka nisur vrapimi 5 km i pjesëmarrësve në maratonën sensibilizuese, që po zhvillohet në qytetin bregdetar.
“Një Hap për Durrësin” është një vrapim sensibilizues dhe jo një garë e mirëfilltë.
Më shumë se çdo here tjetër ka shumë pak rëndësi nëse ecën apo vrapon, nëse arrin i pari apo i fundit, për sa kohë bëhemi bashkë dhe hedhim një hap përpara.
Të ardhurat e mbledhura nga regjistrimet nga ky event sportiv do të shkojnë për rregullimin e shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori”, Sukth.





