Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Ky event regjistron edicionin e 10-të të përvitshëm në Durrës, duke u kthyer në një traditë të bukur kulturore.

Në këtë event marrin pjesë rreth 50 poetë nga të gjitha qytetet e Shqiperisë, si dhe nga Kosova, Mali i zi, Maqedonia dhe diaspora.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet kulturor janë edhe kryetari i lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, Prof. Dr. Shyqyri Galica, kryetari i lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë të Maqedonisë, Kalosh Çeliku,  si edhe shkrimtari dhe përkthyesi nga Greqia, Iliaz Bobaj. 

Aktiviteti ndahet në dy pjesë; në promovimin e librit “Do jetë përgjithnjë Homeri” i Nikolla Spatharit, i përkthyer në greqisht dhe pjesa e dytë festival poetik. 

Në përfundim të këtij festivali, juria do të ndaje 6 çmimet fituese dhe çmimi “Fan Noli” për përkthyesin.

K.H.