Sot do të nisë procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në pallatin e sportit “Flamurtari”, ku do të kryhet procesi i vaksinimit.
Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deputeti Damian Gjiknuri, si dhe kreu i DROKSH Vlorë, Kujtim Llapi.
Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.





