Real Madrid u bë skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampioneve që arrin të fitojë trofeun për dy edicione radhazi. Goli i dytë i shënuar nga Kristiano Ronaldo ndaj Juventusit ishte i 600 në karrierën e tij si profesionist me klubin dhe kombëtaren. Huan Kuadrado u bë futbollisti i tretë që ndëshkohet me karton të kuq në finalet e Ligës së Kampioneve, pas Jens Lehman dhe Didier Drogba.
Xhanluixhi Bufon ka pësuar 7 gola nga Kristiano Ronaldo në vetëm 5 ndeshje kundër portugezit në Ligën e Kampioneve, më shumë se nga çdo futbollist tjetër. Mario Manxukiç u bë futbollisti i tretë që shënon në finalen e Ligës së Kampioneve me dy klube të ndryshme pas Velibor Vasoviç dhe Kristiano Ronaldos. Juventusi pësoi në finale më shumë gola (4) sesa gjatë të gjithë pjesës tjetër të turneut (3). Real Madrid u bë skuadra e parë në histori që kaloi shifrën e 500 golave të shënuar në Ligën e Kampioneve.Kristiano Ronaldo u bë futbollisti i parë që shënoi në tre finale të ndryshme të Ligës së Kampioneve. Zinedin Zidan është trajneri i parë që fiton dy tituj radhazi në Kupën e Kampioneve / Ligën e Kampioneve që në kohën kur Arrigo Saki fitoi me Milanin në sezonet 1989 dhe 1990.