TIRANË, 15 shtator 2012– Shkojnë të nxjerrin bukën e gojës dhe gjymtohen apo vdesin.  Ndërtimi dhe minierat “hanë” jetë njerëzore.  Vetëm për vitin 2012 ka pasur 95 aksidente në punë në krejt vendin, ku kanë vdekur 26 veta, me moshë mesatare 55 vjeç, thanë burime zyrtare nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

Agjencia e Lajmeve “Dyrrah” ka siguruar një statistike “të zezë”, ku numrin më të madh të aksidenteve e kanë pasur ndërmarrjet prodhuese të fasonëve me 24 të tilla, që përbëjnë diçka më tepër se 25 për qind të aktiviteteve, por fatmirësisht pa viktima.

Por sektori më i rrezikshëm paraqitet ndërtimi, ku dhe kushtet e sigurimit teknik, me sa duket, janë jo të mira, pasi në 18 aksidente pati  13 të vdekur, ose gjysma e viktimave gjithsej. Është i frikshëm raporti aksident /vdekje në ndërtim: me 72 për qind që shkojnë në botën tjetër.

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nuk jep hollësira apo nuk ka analiza për këtë dukuri të rëndë, për më tepër që sektori i ndërtimit është më pak në punë se vitet e tjera!

Ndërkohë, tingëllon absurd fakti se në aktivitetin e financave dhe shërbimeve ka pasur 20 aksidente dhe me 2 viktima. Më shumë publicitet mediet u kanë dhënë fatkeqësive në miniera , ku gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur 19 aksidente me 5 të vdekur.

 

Nr.

Lloji i aktivitetit

Nr. i të aksidentuarve

Me pasojë vdekje

1

Bujqësi, Pyje, Peshkim

2

Miniera, Karriera

19

5

3

Ndërmarrje prodhuese

24

0

4

Elektricitet, Gaz, Ujë

7

3

5

Tregti, BRH

3

2

6

Ndërtim

18

13

7

Telekomunikacion

2

1

8

Financë, Shërbime

29

2

9

Aktivitetete të tjera

2

0

 

Totali

95

26

 

Burimi: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

(th.m./ AGJENCIA E LAJMEVE "DYRRAH")