PSG arriti të fitojë vetëm në sekondën e fundit ndaj Realit të Madridit, duke e bërë më të lehtë ëndrrën për kualifikim në çerekfinale.

Megjithatë, Lionel Messi kishte mundësinë të shënonte gol nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 62-të.Argjentinasi nuk po arrin të gjejë formën e tij tek Barcelona.

Në vitin 2022 ai ka arritur të shënojë vetëm një gol për skuadrën pariziene.

Me penalltinë e humbur, Lionel Messi nuk arriti të prishë një rekord negativ ndaj Realit të Madridit.

34 vjeçari nuk ka regjistuar asnjë gol apo asist ndaj Realit të Madridit që në verën e vitit 2018, që përkon me largimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi.