Erling Halandi është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të botës. Futbollisti i Mançester Sitit është “vrasës” në zonë, duke qenë një rrezik konstant për çdo mbrojtje kundërshtare.
Lojtarit 24-vjeçar nuk i kanë munguar golat as me ekipin e tij kombëtar.
Halandi ka shënuar edhe në ndeshjen e sotme që Norvegjia është duke luajtur në transfertë përballë Sllovenisë. Futbollisti shtatlartë ka regjistruar një statistikë të frikshme me fanellën e Kombëtares, teksa me golin e sotëm ka arritur në shifrën e 35 golave në vetëm 38 ndeshje të zhvilluara.