Brazil, 16 korrik 2014 – Tashmë që botërori i Sambas ka përfunduar, ka ardhur momenti të bëjmë një rezyme të statistikave dhe pse jo të nxjerrim dhe shifrat më të çuditshme të këtij botërori, duke nisur nga “kurthi” i pozicionit jashtë loje i ngritur mjeshtërisht nga Kosta Rika, apo portierëve të pakalueshëm, deri tek portieri assist-man, Rais M’Bohill. Gjithsej më poshtë po rreshtojmë 15-të nga statistikat më të çuditshme të botërorit latin.
1- Lojtarët e Kosta Rikës i vunë 41 herë në pozicion jashtë loje kundërshtarët, rekord ky në këtë edicion të Botërorit.
2- Autogoli i Marçelos kundër Kroacisë ishte autogoli i parë i shënuar nga një brazilian në historinë e kupës së botës.
3- Në gjithë botërorin Argjentina ka qenë në disavantazh vetëm për 7 minuta dhe këto kanë qenë minutat më decizive në finale.
4- Irani ishte kombëtarja e parë e cila pësoi një gol në botëror si nga Messi ashtu edhe nga Christiano Ronaldo.
5- Jasper Cillesen u shndërrua në portierin e parë në historinë e Kupës së Botës që u zëvendësua 2 herë në një edicion.
6- Julian Green shënoi që me prekjen e parë të topit në botëror( kundër Belgjikës).
7- Portieri algjerian Rais M’Bolhi krijoi dy raste për gol, vetëm tre lojtarë të tjerë të skuadrës krijuan më shumë raste se ai.
8- Fabio Capello fitoi vetëm një nga 7 ndeshjet e luajtura si trajner në Botëror.
9- Xherdan Shaqiri shënoi tripletën e parë të gjithën në të majtë ( nga 1966 deri më sot).
10- Diego Benaglio ishte lojtari i vetëm i këtij Botërori që u përpoq të gjuante në portë në minutat finale në ndeshjen kundër Argjentinës.
11- Alex Song mori kartonin e tetë të kuq, që një lojtar i Kamerunit ka marrë në një Botëror.
12- Rekord golash nga pankina. Si asnjëherë më parë janë shënuar 32 gola nga lojtarët që kanë luajtur si zëvendësues.
13- Hondurasi është skuadra që ka luajtur më shumë ndeshje dhe s’ka fituar asnjëherë në një botëror. Sipas statistikave ajo ka luajtur 9-të botërorë.
14- Në 126 minutat e luajtura këtë botëror, Diego Kosta nuk ka goditur asnjëherë portën kundërshtare, ndërsa ka realizuar 5 goditje shumë larg kuadratit.
15- Në ndeshjen ndaj Greqisë, Japonia ka kontrolluar topin për rreth 74.3% të ndeshjes, një rekord unik ne historinë e kupës së botës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





