Tiranë, 7 shtator 2014 – Përfaqësuesja e Portugalisë, me të cilën Shqipëria do të përballet këtë të Dielë në sfidën e parë të Euro 2016, nuk është kundërshtari që kuqezinjtë do të kishin dashur të kishin përballë që në start të kësaj fushate eliminatore. Nëse u referohemi statistikave të përballjeve me luzitanët, kuptohet qartë se rezultatet pozitive anojnë ndjeshëm nga kundërshtari ynë i radhës. Ndeshjet e luajtura në total me Portugalinë janë 5, ndër të cilat 4 janë zhvilluar në kuadër të eliminatoreve të Botërorëve Francë 1998 dhe Afrikë e Jugut 2010, kurse një është miqësore.
Portugalia ka fituar 3 nga katër takimet eliminatore, 0-3 në Tiranë, 2-0 në Porto dhe 1-2 po në Tiranë, që është takimi i fundit mes dy skuadrave, ndërsa një përballje ajo e Bragas në Tetor të 2008 përfundoi në barazim 0-0. Takimi i vetëm miqësor është zhvilluar në tetor të 2003 në Lisbonë dhe është fituar 5-3 nga Portugalia, ku për kuqezinjtë shënuan Tare dhe dy herë Adrian Aliaj. Kuptohet që edhe golavarazhi i përgjithshëm do të anojë ndjeshëm nga luzitanët, që kanë shënuar pot 12 herë në portën e Shqipërisë dhe kanë pësuar 4 gola, i fundit i realizuar nga Erjon Bogdani në humbjen 1-2 në “Qemal Stafa” në Qershor të 2009.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





