15nentor 2015 – Gjeorgjia është skuadra me të cilën Shqipëria është përplasur në vazhdimësi gjatë dy dekadave të fundit, pasi shorti i ka vënë përballë me njëra-tjetrën në katër fushata eliminatore, tri herë në kuadër të europianit dhe një herë për kualifikueset e Botërorit. Katër vite pas shkëputjes nga ish Bashkimi Sovjetik, shorti i eliminatoreve të Euro 2006, i vendosi Shqipërinë dhe Gjeorgjinë në të njëjtin grup, me përfaqësuesen gjeorgjiane që i fitoi të dyja sfidat, 0-1 në Tiranë dhe 2-0 në Tbilisi.Sfida e radhës, në kuadër të turneun Rothmans, u luajt në Maltë në shkurt të vitit 1998 dhe u fitua 3-0 nga skuadra gjeorgjiane, e cila vijoi dominimin në përplasjet direkte me kuqezinjtë.
Të dyja përfaqësueset u shortuan në të njëjtin grup edhe në eliminatoret e Euro 2000, ku sërish përfaqësuesja kaukaziane doli fituese në përbaljen e parë në Tbilisi, duke fituar 1-0, por në sfidën e kthimit kuqezinjtë triumfuan 2-1 duke shënuar suksesin e parë ndaj Gjeorgjisë.Fati deshi që edhe në eliminatoret e Euro 2004, Shqipëria dhe Gjeorgjia të ishin sërish kundërshtare me njëra – tjetrën.Në Tbilisi kuqezinjtë pësuan një humbje të thellë me rezultatin 3-0, por në Tiranë arritën të hakmerren duke fituar 3-1.Shqipëria për koincidencë e peshkoi Gjeorgjinë edhe në fushatën eliminatore të Botërorit 2006. Gjeorgjianët fituan 2-0 në fushën e tyre, ndërsa kuqezinjtë triumfuan 3-2 në Tiranë.
Pas këtij momenti, Shqipëria ka zhvilluar edhe katër ndeshje miqësore me të njëjtin kundërshtar. Në 2006 dhe 2009 sfidat e luajtuara në Tiranë përfunduan në barazim 0-0 dhe 1-1, ndërsa në miqësoren e 2012, që shënonte debutimin e De Biasit në krye të Shqipërisë, Gjeorgjia fitoi 2-1 në Tbilisi. Me të njëjtin rezultat gjeorgjianët fituan edhe miqësoren e fundit të luajtur një vit më vonë në Tiranë.Statistikat tregojnë një superioritet të ndjeshëm të Gjeorgjisë në përplasjet me Shqipërinë. Në 13 ndeshje të zhvilluara gjithsej, Gjeorgjia ka koleksionuar 8 fitore, ndërsa Shqipëria ka mundur të fitojë vetëm 3 herë. Vetëm 2 sfida kanë përfunduar në barazim. Rrjedhimisht edhe golaverazhi i përgjithshëm është na favor të gjeorgjianëve 21-11.
/portali DurresLajm/