Për herë të 16-të, një skuadër e Serisë A renditet me pikë të plota pas javës së 6-të të kampionatit. Interi ka qenë edhe herë tjetër në një situatë të tillë, në sezonin 1966- ’67, gjatë të cilit ata e humbën titullin në javën e fundit (u mposhtën në Mantova).
Por në 11 raste nga 15(73%) kur një ekip ka kryesuar me 18 pikë pas 6 javëve, ata kanë arritur ta mbrojnë kreun deri në fund (10 herë për të qenë të saktë, po të llogarisim se në vitin 2006 Juventusit iu hoq titulli).
Në katër rastet e tjera, skuadra është renditur në vend të dytë.Juventusi e ka mbyllur gjithnjë kampionatin në vend të parë, në të gjitha rastet kur ka pasur pikë të plota pas 6 javëve të para (në 9 raste), përfshirë edhe atë të sezonit të shkuar.
Ndërsa Napoli është skuadra e fundit që nuk ia doli të fitonte titullin, pavarësisht se kryesonte me pikë të plota pas 6 javëve të para (sezoni 2017-’18).





