Mbi 14 mijë pasagjerë kanë hyrë në territorin e vendit tonë përmes portit të Durrësit këtë fundjavë.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, 14,145 pasagjerë janë regjistruar në datat 19, 20 dhe 21 korrik, si dhe 4,267 automjete.

Gjithashtu, APD-ja bën me dije se nga porti i Durrësit po në këto data kanë dalë 3,356 pasagjerë dhe 1,216 automjete.

Njoftimi:

📊Statistikat e hyrje-daljeve të pasagjerëve në Portin e Durrësit

🗓️19, 20, 21 korrik 2024

➡️Pasagjerë në hyrje=> 14, 145

⬅️Pasagjerë në dalje=> 3, 356

🚘Mjete në hyrje=> 4,267

🚙Mjete në dalje=> 1, 216

ℹ️Për çdo informacion na ndiqni në rrjetet tona sociale ose na shkruani në adresën tonë zyrtare
📩[email protected]

Autoriteti Portual Durres