Vllaznia – Teuta është një tjetër sfidë interesante e Superiores që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00. Përballë njëra – tjetrës vihen 2 ekipet që kanë mjaft rivalitet mes tyre.Por vitet e fundit duelet e zhvilluara në “Loro Boriçi” kanë folur vetëm shkodranshe. Kjo pasi në 4 vitet e fundit, durrsakët nuk ia kanë dalë të triumfojnë në Shkodër.Fitorja e fundit e tyre është në vitin 2020, me “Djemtë e Detit” që triumfon 3-0 me golat e Kallakut, Aleksit dhe Vilës.
Në këto vite transferta e Shkodrës për Teutën ka qenë gjithmonë si një udhëtim për në “gojën e ujkut”.Në 8 duelet e zhvilluara mes shkodranëve dhe durrsakëve në “Loro Boriçi, 6 ndeshje kanë përfunduar në favorin e kuqebluve dhe vetëm 2 prej tyre kanë përfunduar në barazim, Edi Martin me “djemtë” e tij do të tentojë që të shtunën të ndryshojë rrjetën e këtyre statistikave.