SYDNEY, 18 mars 2013 – Në Australi një palaço rruge, statujë e gjallë, është xhiruar nga kalimtarët, kur e ka qëlluar me shuplakë një kureshtar mashkull, i nevrikosur sepse ai po e pengonte në punën që po bënte.

Statuja e gjallë, palaço i ngjyrosur dhe i veshur në dukje si një statujë e shkrirë në bronz, ndërsa po luante rolin e tij në rrugën Gold Koust, kur një mashkull kishte nisur ta ngacmonte, madje në një moment ta bënte me pështymë gishtin dhe t’ia fuste në vesh, e pastaj edhe t’ia fërkonte fytyrën, aq zemërohet statuja sa e qëllon me shuplakë para syve të kalimtarëve dhe pastaj sërish ishte mbledhur në “maskën” e vet.

Xhirimi dy ditë pas vendosjes në Youtoobe ka tërhequr gati dy milionë e gjysmë shikues dhe një numër të madh komentesh.