Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook foton e monumentit emblematik të qytetit të Rio de Zhaneiros dhe Brazilit, të ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia e koronavirusit.
Mes tyre vihet re edhe flamuri shqiptar.
“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19.
Mes tyre është edhe flamuri shqiptar!
Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës!”, shkruan Meta.





